Testi i profesorit analfabet!

Një test që është bërë publik në rrjetet sociale e që është përpiluar nga një profesor i njërit nga Fakultetet në Kosovë është duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Fatkeqësisht jo për ndonjë gjë të mirë. Testi i përpiluar nga një profesor është me qindra gabime drejtshkrimore.

Ky test përmban gabime të tmerrshme drejtshkrimore, por nuk është bërë e ditur se nga cili profesor dhe në cilën lëndë është bërë ky test.

“Nr i aidis”, nis kështu me pyetjet në test profesori. Pastaj vazhdon me gabime të tjera deri tek pyetja e pestë e cila rezulton më skandalozja: “Sa orë mbi orarin e rregull punëdhënës ka të drejt ta oblgoj të punsuarn dhe për qfar perudhe”.

Më poshtë po sjellim fotografinë që i është bërë këtij testi me të gjitha gabimet: