Oki: Kryeministër, pezulloje taksën, pezulloje burrë se shkum poshtë!

Pas ultimatumit që e ka dhënë SHBA-ja me letrën e fundit të dërguar krerëve të Kosovës për heqjen e taksës ka reaguar edhe aktori I famshëm Kosovar, Fatmir Spahiu ka kërkuar që të pezullohet taksa, transmeton Gazeta Metro.

Spahiu ka kërkuar nga Haradinaj që të dëgjojë këshillat e SHBA-ve dhe të pezullohet taksa ndaj mallrave serbe.

Ai ka shkruar në faqën e tij në Facebook se deri tash  Haradinaj na ka bërë krenarë por tash duhet të degjojmë këshillen e miqve të çmushëm ose ndryshe do shkojmë poshtë.

Ky është postimi i plotë:

“Kryeminister, pezulloje taksen. Na ke bo krenar me vendimin tend deri tash. Politikisht ke me dal mire nese e degjon keshillen e miqve te çmueshem. Kushdo qe te keshillon ndryshe keq e ka! Pezulloje burr se shkum posht,” shkruan Spahiu në Facebook./gazetametro.net

Loading...