Britania e kërcënon me luftë Rusinë e Kinën

Britania duhet duhet të forcojë forcën e saj vdekjeprurëse dhe të jetë gati për të përdorur ‘fuqi të rëndë’ kundër Rusisë dhe Kinës”.

Kjo është deklarata më e fundit e ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, që ka ndezur gjakrat me Moskën dhe Pekinin, teksa Londra përgatitet të vendosë anijet luftarake më të mëdha në ujërat e kontestuara të Paqësorit.

Duke dhënë një fjalim në Institutin e Shërbimeve Mbretërore në Londër, ai akuzoi Moskën se po “rigjallëron” dhe po rrit arsenalin ushtarak të saj për të arritur që të rivendosë nën orbitën e saj ish-shtetet sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina.

Shefi i mbrojtjes i Britanisë së Madhe sulmoi gjithashtu Pekinin, duke paralajmëruar audiencën se Kina po “zhvillon aftësitë e saj moderne dhe fuqinë tregtare”.

“Duhet të jemi të gatshëm për të treguar sjelljen më agresive të mundshme, të gatshëm për të forcuar elasticitetin tonë”, theksoi Uilliamson.

Politikani i bëri vërejtjet kur Londra përgatitet të dërgojë në detin jugor të Kinës, anijen e saj më gjigande luftarake, aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth, në një mision për të zbatuar të drejtat e lirisë së navigimit.

Uilliamson, 42 vjeç, është i njohur për nxitjen e Britanisë për të rivendosur rolin e saj si një fuqi ushtarake me ndikim në botë. Ai gjithashtu bën shpesh deklarata bombastike. Në shtator, duke komentuar planet për të dërguar trupa britanike në Arktik, ai e quajti rajonin “oborrin e shtëpisë” të vendit të tij.

Në fund të vitit të kaluar, ai zbuloi planet për të ndërtuar baza ushtarake në Lindjen e Largët dhe në Karaibe, duke sugjeruar që ato do të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar të bëhet një “lojtar i vërtetë global” pas largimit nga BE./GSH

Loading...