Lidhjet e Vesel Veselit me një biznesmen multimilionësh

Në të përvec viktimës së mitur, ka folur edhe avokati Gazmend Halilaj. Ai ka treguar se polici, Vesel Veseli, nuk është i vetëm. Thotë se prapa tij, qëndron një biznes i fuqishëm, i lidhur ngushtë me vëllaun e Veselit, Ragipin.

“Veseli nuk ka mund të jetë i vetëm, ai është një, Policia e Kosovës numëron mbi dhjetë mijë policë, uniforma, paisje, armë, hetues. Sikur të kishin qenë në nivel të duhur e kishin parandalu fillimisht, mirëpo është një grup shumë i gjerë, mund të them sistem oligarkik të lidhur mes vete, të lidhur edhe me një biznes shumë të fuqishëm multimilionësh, të cilët kanë operu dhe e kanë krijuar bindjen se janë zoti. Autorizimet, provat e policisë, veturat, kamerat e policisë i kanë përdorur sa herë në mënyrë që me e kriju bindjen se kanë gjithqka në dorë. Do të njoftohet prokurori i shtetit i pari sapo të mblidhen provat dëshmuese, jo vetëm për këtë por për cdo lloj krimi që po e dëmton rëndë komunitetin”.

Por, pa shkuar larg, tek bizneset që lidhen me Vesle Veslin pa shmangshëm të bie në sy vëllai i tij, Ragipi me kompaninë e tij me emrin “G-Eng” në vitin 2017 është shpërblyer me tender nga komuna e Drenasit që drejtohet nga Ramiz Lladrovci. Ata tender janë nga fusha e ndërtimit të rrugëve. Edhe bashkëshortja e tij, Mimoza Morina me kompaninë ”Limora” po ashtu është shpërblyer me tenderë nga fushëveprimtaria e nderimeve.

Ragipi, vëllai i Vesel Veselit këtë vit është zgjedhur edhe kryetar i klubit të Futbollit “Drenica” të komunës së Skenderajt, që drejtohet nga Bekim Jashari.

InDoks | E përdhunuar nga shteti

InDoks | E përdhunuar nga shtetiIshte një publikim i Insajderit që ktheu gjithçka në rrugën që do të duhej: Që drejtësia të merrej me këtë krim të shumëfishtë ndaj një të miture nga një familje e varfër në një qytezë të pazhvilluar. Në Drenas.Historia e këtij rasti, tashmë dihet. Por, cilat janë prapaskenat e krejt këtij fenomeni? Sa është Policia e Kosovës, si institucion, e zhytur në krim? Si u mbyll rasti i profesorit të dyshuar për pedofil në Prokurori? Cilat janë lidhjet e policit të dyshuar si pedofil, po ashtu, me biznesmenë të fuqishëm? Kush e nisi krejt këtë rast dhe çka po bënë Inspektorati Policor? Këto dhe shumë përgjigjet do të mësohen në këtë dokumentar të InDoks me autor Visar Duriqi.Pjesë të pa publikuara të rrëfimit të viktimës, intervista ekskluzive me njerëz që e nisën rastin e ata që po e hetojnë dhe publikimi i dokumenteve të panjohura për publikun do të jenë pjesë të këtij dokumentari.Është një dokumentar për dhunën e shtetit kundër një vajze të vetme.Por, që mund të mos jetë rasti i vetëm i këtyre përmasave.

Posted by InDoks on Sunday, February 10, 2019

Loading...