Fshati, ku u investuan 1 miliard franga

Asgjë nuk është e pamundur. Një fshat malor në Zvicër, Andermatt, ka ndryshuar fytyrë plotësisht pas investimit të një miliarderi egjiptian.

Vizioni i miliarderit egjiptian për të ndërtuar vendpushimin më të madh turistik, ka ndryshuar peizazhin e qytetit qendror zviceran dhe jetën e njerëzve aty, përcjell albinfo.ch.

Një “suitë luksoze” në hotelin Chedi, që u hap në vitin 2013, do t’iu kushtojë 1.700 dollarë në natë, në varësi të sezonit.

Deri më tani, rreth 1 miliard franga dhe vendpushimi ende nuk është përfunduar plotësisht, përcjell tutje albinfo.ch.

Ky vend është i njohur për qendrat e trajtimit të specialistëve ushtarakë dhe më shumë është përdorur nga ushtria.

I vetmi aktivitet tjetër ishte bujqësia dhe disa biznese të vogla. Andermatt kishte nevojë për rinovimin.

Në vitin 2005, miliarderi egjiptian, Samih Sawiris, erdhe për të investuar në këtë fshat.

Më pas, Ministria e Mbrojtjes shiti tokat ushtarake për 10 milionë franga, e më pas filloi edhe ndryshimi.

Projekti u shikua me dyshime, derisa miliarderi egjiptian ka bërë ndryshime të mëdha.