Elvis Naçi: Ramush Haradinaj meriton respekt, ka luftu për Kosovë, por e keqja e tij është se…

Imami shqiptar, Elvis Naçi, gjatë emisionit n’Kosovë Shoë, u pyet nga moderatori Shpetim Desku, se cila është e mira dhe e keqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Pas kësaj pyetje, Naçi hezitoi pak të përgjigjet mirëpo tha se, e mira e Haradinajt është se ka luftuar në luftë, ndërsa e keqja që nuk po e ndal bixhozin.

“E mira e Ramushit është se ai ka luftuar për Kosovën dhe meriton shumë respekt për këtë apo jo, e keqja e tij është që nuk e ka ndaluar akoma bixhozin, si Rama, qysh e ndaloi.

Dikush me thotë më të drejtë nga gjithë kjo, këto janë të mirat dhe të këqijat e politikës, por ne nuk po bëjmë analiza, thjesht këto me erdhën në mendje tani” tha Elvis Naçi.