Bayern shfrytëzon gabimin e Dortmund, fiton ndaj Schalke dhe afrohet në 5 pikë me liderët

Bayern Munich e ka shfrytëzuar për mrekulli hapin flas të Borussia Dortmund në xhiron e 21-të të Bundesligës.

Gjiganti bavarez ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 kundër skuadrës së Schalke, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim erdhi në favor të Bayern Munich, nga lojtari i Schalkes, Jeffrey Bruma, në minutën e 11’.

Reagimi i mysafirëve erdhi në minutën e 25’, kur përmes Ahmed Kutucu u barazuan shifrat në 1:1.

Vetëm dy minuta më vonë, super sulmuesi polak, Robert Lewandowski, realizoi golin e dytë për bavarezët.

Kampionët në fuqi shënuan edhe njëherë në minutën e 57’, kur gjetën golin me anë të Serge Gnabry për rezultatin përfundimtar 3:1.

Me këtë fitore, Bayern Munich afrohet në vetëm pesë pikë me liderët e Borussia Dortmund. Schalke në anën tjetër grumbullon 22 pikë për tu pozicionuar në vendin e 13-të./Lajmi.net