Bale arrin rekordin prej 100 golave për Realin, ja si krahasohet me Benzeman dhe Ronaldon

Gareth Bale e shënoi golin e 100-të në karrierën e tij në Real Madrid, mirëpo uellsianit i është dashur më shumë kohë për ta arritur këtë rekord sesa që i ishte nevojitur Karim Benzemas dhe Cristiano Ronaldos.

Ylli uellsian e arriti këtë rekord sot, kur e shënoi golin e fundit në derbin e Madridit që u zhvillua sot në stadiumin e Atletico Madridit, Ëanda Metropolitano. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 3:1, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte paraqitja e 217-të e Bale për Real Madridin në të gjitha garat, që nga transferimi i tij në vitin 2013, kur ishte blerë nga Tottenhami për një shumë që atëherë ishte rekorde, 100 milionë euro.

Kjo ka bërë që Bale ta ketë një arsye më tepër për të festuar sot, përvec fitores kundër rivalit të qytetit dhe ngritjes në pozitën e dytë në tabelën e La Ligës. Ai ka publikuar dy foto në llogarinë e tij, për ta festuar këtë arritje.

“100 gola për Real Madridin, tri pikë #HalaMadrid”, shkruan Bale në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.

https://www.instagram.com/p/Btq8T1qHV9w/

Loading...