Deklaratë shokuese nga Papa

Papa Françesku pranoi se klerikët kanë abuzuarr sek**lisht me murgeshat dhe në një rast ato janë mbajtur si skllave s**si.

Ati i Shenjtë tha se në atë rast, paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua që të mbyllte një kongregacion me murgesha që abuzoheshinn nga priftërinjtë. Mendohet se kjo është hera e parë që Papa Françesku pranon këto zhvillime.

“Nuk është diçka që bëhet nga të gjithë, por ka pasur priftërinj dhe peshkopë që e kanë bërë këtë. Mendoj se akoma ndodh pasi kjo nuk ndalon në momentin që zbulohet. Kjo vazhdon, dhe ne kemi punuar për të goditur këtë fenomen. Kemi pezulluar disa klerikë dhe disa të tjerë janë përjashtuar”, u shpreh Papa Françesku.

Papa Françesku bëri këto komente gjatë rikthimit në Vatikan nga vizita historike në Emiratet e Bashkuara. Ati i Shenjtë gjithashtu tha se gratë trajtohen akoma si qytetarë të klasit të dytë dhe kërkoi të bëhet më shumë për t’i dhënë fund këtij keqtrajtimi.