Man City i jep leksion Arsenalit në derbin e Premierligës

Ka përfunduar ndeshja në mes të Manchester Cityt dhe Arsenalit.

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin në javën e 25-të të Premierligës me rezultat, 3:1.

Sergio Aguero ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur të realizoj het-trik (1’, 4’ dhe 61’), raporton lajmi.net.

Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi Laurent Koscielny në minutën e 11’, e që ishte goli i barazimit (1-1).

Pas xhiros së 25’-të, Manchester City gjendet në vendin e dytë me 59 pikë, tri më pak se Liverpooli, ndërsa Arsenali në të gjashtin me 47 sosh.