Shpaloset Flamuri i Kosovës, nisin problemet në shtetin që se njeh Kosovën! Ndeshja rrezikon të mos luhet!

Drejtuesit e klubit të hendbollit Istogu (femrat) kanë bërë me dije se po hasin në probleme në shtetit e Spanjës. “Pas 34 orëve udhëtim KHF Istogu ka arritur në Malaga të Spanjës. Menjëherë janë paraqitur problemet e para rreth flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Ndonëse udhëtimi i skuadrës sonë drejt Spanjës për ta zhvilluar ndeshjen e 1/8 së finales të kupës evropiane, Challenge Cup ka zgjatur shumë më shumë se sa është pritur më në fund hendbollistet kanë mbërritur rreth orës 14.00 në Malaga.

Por menjëherë janë paraqitur problemet e para, Drejtuesit e Istogut nuk kanë pranuar që skuadra e Istogut të paraqitet në terren pa flamurin shtetëror të Republikës së Kosovës, dhe për këtë qëndrim ka përkrahjen e plot edhe të FHK-së e cila përkrahë Istogun që kjo ndeshje te zhvillohet vetëm në kushte të barabarta, negociatat janë duke vazhduar, ndërsa skuadra është akomoduar dhe është duke i shfrytëzuar këto pak orë sa kanë mbetur para fillimit të ndeshjes për të pushuar sa do pak dhe të paraqitet në ndeshjen e cila fillon në ora:18.30 sipas orarit te paraparë.
Urojmë që vajzat të arrijnë sadopak të pushojnë dhe të jenë të gatshme për ndeshjen e orës 18:30 në Malaga të Spanjës. Istogi ndeshet me Rincon Malaga”, bëhet e ditur nga Istogu, fituese e Kupës dhe kampione vjeshtore e Kosovës.

Loading...