Getoari, Marina dhe Flori Mumajesi në një emision së bashku? Flet moderatori i njohur zbulon të vërtetën

Prej ditësh po flitej, ndërsa sot bëri bujë lajmi se së shpejti do të nisë një spektakël i ri këndimi i ideuar nga Alaudin Hamiti, pjesë e të cilit do të ishin Flori Mumajesi, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca.

Madje u tha gjithashtu se ky emision do të ketë titullin “E ke yllin”, por më në fund është zbuluar e vërteta. Dhe kush më mirë se vetë Alaudini do na sqaronte të gjithëve.

Në një prononcim për Prive, Alaudin Hamiti e ka mohuar të jetë i vërtetë ky lajm dhe madje ka dhënë detaje rreth spektaklit.
“E ke Yllin”, është një talent show, projekt i televizionit Klan Kosova, që pritet të nis gjatë këtij viti”, ka thënë Alaudini për Prive, duke e mohuar që Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi janë të përfshirë.