Zyrtare: Zeneli i bashkohet Stade de Reims

Pas shumë raportimeve ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga Stade de Reims për blerjen e Arbër Zenelit.

23-vjeçari iu bashkua klubi francez nga Heerenveni pas një periudhe të suksesshme të kaluar në Holandë.

Besohet se klubit francez i ka kushtuar ky transferim rreth katër milionë euro, kurse lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

https://twitter.com/StadeDeReims/status/1089191916128952321?s=19

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ishte pjesë e Heerenveenit që nga janarit i 2016, ku në 87 ndeshje në Eredivisie shënoi 34 gola.

Lojtari është shprehur i lumtur për kalimin te klubi nga Ligue 1, ndërsa nëpërmjet një postimi në Instagram ka shkruar:

“Shumë i lumtur për transferimin te ky klub i bukur. Koha të shikojmë gola të rinj”, ka shkruar Arbëri, i cili te klubi nga Franca do të bartë numrin 17-të.

Lojtari nga Mitrovica për Kosovën ka shënuar gjashtë gola në 15 paraqitje./Telegrafi

Loading...