Myslimanët e duan Jezusin: 6 gjëra që nuk i keni ditur për Jezusin në Islam

Myslimanët nuk besojnë se Jezusi ishte djali i Zotit, por besojnë se ai ishte profet.

Ja gjashtë gjëra që mund të mos i keni ditur për rolin e Jezusit dhe nënës së tij, Marias, në Islam.

1.Jezusi, Maria dhe engulli Gabrieli përmenden në Kuran.

2.Myslimanët besojnë se Jezusi i njohur si profeti Isa, ishte profet i dërguar nga Zoti, i lindur nga nëna virgjëreshë Maria dhe do të kthehet në tokë në atë që myslimanët e quajnë di ‘Dita e Gjykimit’. Gjithashtu është edhe versioni tjetër në islam, që thotë se Isai (Jezusi) do të kthehet në tokë si ‘Shpëtim nga Dexhalli’ (Mesia i Rremë).

3.Nëna e Jezusit, në islam njihet si Mejrem. Është një kapitull në Kuran që titullohet më të njëjtin emër dhe i dedikohet ‘Marias’ – Mejremit në islam

4.Ashtu sikur që thonë për Muhamedin, edhe për Jezusin, Isain, myslimanët sa herë që e përmendin thonë ‘alejhis- selam’ – ‘paqja qoftë mbi të’

5.Myslimanët besojnë se Jezusi ka performuar mrekulli. Sipas Kuranit, Isai (Jezusi) i shëronte të verbërit, i ringjallte të vdekurit

6.Ka edhe një storie në Kuran që tregon mrekullinë e Isait (Jezusit) kur ai ka folur me Zotin dhe është shpallur profet. /VOX/Periskopi

Loading...