Ky është Bennu, asteroidi që mund të shkatërrojë njerëzimin

NASA ka shpërndarë fotot dhe videon e parë të filmuar nga sonda OSIRIS REx, që pas një udhëtimi dy miliardë kilometrash po i afrohet dhe mundësisht do të prekë sipërfaqen e asteroidit Bennu.

Asteroidi me diametër rreth 500 metra mund të ketë në pamje të parë tipare anonime, një gur i madh me formën e një diamanti, por ka një rëndësi të veçantë për astronomët e gjithë botës.

Bennu është në fakt një nga trupat qiellor që ka më mundësi të godasë planetin Tokë, me një probabilitet që përllogaritet në 1 në 2700 në intervalin e viteve 2175 dhe 2199.