Mos shiko poshtë! Pamje të frikshme që tregojnë punëtorë të cilët “punojnë në qiell” (Foto)

Në fillim të shekullit të 20-të, një bum ndërtimi u pa në qytetet e mëdha të SHBA-së, si Nju Jorku dhe Çikagoja.

Rrokaqiej gjigantë u ngritën nga toka, duke demonstruar fuqinë e begatë ekonomike të industrialistëve amerikanë, të cilët fjalë për fjalë konkurronin me njëri-tjetrin për sa i përket ndërtimit të ndërtesës më të lartë në qytet.

Në garë drejt qiellit, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këta manjatë shpesh neglizhonin sigurinë e punëtorëve të tyre, të cilët do të vdisnin gjatë ndërtimit.

Madje, ishte bërë një vlerësim, sipas të cilit, për çdo milion dollarë të shpenzuar në një shesh ndërtimi, një punëtor do të humbiste jetën e tij për shkak të një aksidenti. /Telegrafi