Connect with us

Kosovë

Incident në veri! Serbët me veturë godasin Policinë e Kosovës, policia ua kthen me armë zjarri

Publikuar

me

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka ngritur pretendime se pjesëtarë të njësisë speciale të Kosovës i kanë qëlluar dy qytetarë duke e lënë njërin prej tyre të plagosur. Policia e Kosovës menjëherë ka reaguar duke treguar se si qëndronte çështja.

Pa kaluar një muaj i plotë që nga shtensionimi i situatës në veri të Kosovës, politikanët serbë kanë nisur një propagandë të egër e të rrezikshme.

Së fundi, mediumi serb nga vendi ynë, Kosovo-Online, raporton fjalët e Drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ky i fundit ka pretenduar se një qytetar serb ka mbetur i plagosur psa të shtënave me armë zjarri nga njësia speciale e Kosovës në drejtim të veturës ku ai ndodhej.

Sipas tij, ky qytetar quhej Millan Delleviq.

“Forcat speciale të Kurtit nuk kanë se çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës, si dhe në këtë postbllok që është ngritur ilegalisht për ta ngacmuar popullin serb që kalon andej çdo ditë…” – ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka deklaruar se është sulmuar nga vetura në fjalë duke iu rrezikuar jeta zyrtarëve policorë. Në mënyrë që të neutralizohej rreziku, ata thonë se më pas “kanë shtënë me armë zjarri” në drejtim të veturës.

“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme.” – shkruhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Reklama