fbpx

Ikja urgjente nga konferenca, ky është zyrtari që e takoi Kurti

HomeLajmeKosovë

Ikja urgjente nga konferenca, ky është zyrtari që e takoi Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas konferencës së mbajtur gjatë ditës së sotme, iku me nguti duke thënë se kishte një takim urgjent.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimi të zhvilloi me përfaqësuesit e Këshillit Grevist, mbajti një konferencë, ku kërcënoi grevistët.

Por pasi mbaroi fjalimin e tij, Kurti u largua nga konferenca me nguti dhe i nervozuar, duke thënë se ka një takim urgjent, shkruan Demokracia.com.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti është takuar me drejtorin ekzekutiv të Civil Rights Defenders, Anders L. Pettersso.

Si duket ky ishte takimi “urgjent”, për të cilin foli Kurti dhe u largua nga konferenca, duke mos u dhënë mundësi gazetarëve që të bëjnë pyetje, por përballjen me gazetarët ua la ministres Nagavci dhe ministrit, Hekuran Murati.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se Kurti dhe Anders L. Pettersso, drejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Rights Defenders, diskutuan pr të drejtat e njeriut në Kosovë.

x