fbpx

Ibra përlotet gjatë konferencës për whtyp para ndeshjes me Kosovën (Video)

HomeLajme

Ibra përlotet gjatë konferencës për whtyp para ndeshjes me Kosovën (Video)

Në konferencën e dhënë para ndeshjes me Kosovën, Zlatan Ibrahimoviç u rikthye të flasë si lider në kombëtare dhe gjithashtu pati dhe një moment emocional, teksa u përlot kur një gazetar i përmendi familjen e tij.

‘’Me trajnerin u takuam dhe folëm per gjithçka. Ne të dy e dimë se çfarë është e mira për ekipin kombëtar dhe sot un jam ulur këtu para jush. Nëse jam këtu, nuk është për shkak se quhem Zlatan Ibrahimoviç, por sepse e meritoj të jemë këtu.Çdo gjë që kam bërë më parë nuk do të thotë asgjë. Unë ndihem i gatshëm, dua të jem i përfshirë dhe ndiej se mund të kontribuoj ende për ekipin kombëtar. Unë jam pjesë ekipi. Nëse më pyesni mua, unë jam më i miri në botë, por kjo nuk ndihmon këtu. Unë thjeshtë dua të vë përvojën time në dispozicion të ekipit dhe unë i kam premtuar trajnerit se do të jem vendimtar. Tani duhet të dëshmojë këtë në fushë. Në kokën time kapiten është Andrea Granquist. Por i takon trajnerit të vendos. Kam pyetur Aleksandër Isak nëse mund të kem fanellën me numër 11. Ai ishte dakord, nëse mund ta marrë prapë për gjashtë apo shtatë vjet. Forsberg më ka ofruar numrin 10, por kam refuzuar pasi ky është një kapitull i ri dhe është në rregull që ta ketë ai. Në fund të fundit, numri nuk ka rëndësi’’, u shpreh Ibra.

Kur një gazetar e pyeti shtatlartin e Milanit se çfarë mendonin djemtë e tij për rikthimin në kombëtare suedezi uli kokën dhe u përlot.

“Vincenti (djali më i vogël) në të vërtetë qau para se të largohesha. Por tani është në rregull”, tha Zllatani teksa filloi të përlotej në sallë.

COMMENTS