fbpx

Ia derdh pijen në fytyrë dhe ia thyen gotën në kokë – britanikja sulmon mësuesen e djalit të saj (Video)

HomeLajmeBota

Ia derdh pijen në fytyrë dhe ia thyen gotën në kokë – britanikja sulmon mësuesen e djalit të saj (Video)

Ky është momenti kur një nënë është kapur nga kamerat e sigurisë duke ia thyer gotën në kokë mësueses së djalit të saj, pas një mosmarrëveshje që e patën brenda një kafiterie dhe ishte nën ndikimin e alkoolit.

Kelly Thomas, 38-vjeçe, është urdhëruar të paguaj kompensim prej 600 funteve për mësuesen e sulmuar, që mbeti e frikësuar kur pa veten në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Sipas gjykatës, nëna ishte nën ndikimin e alkoolit kur në një kafeteri në Porthcawl të Anglisë, filloi mosmarrëveshje mes tyre dhe në një moment nëna ia derdhi pijen në fytyrë dhe më pas ia theu në kokën gotën.

Sipas prokurores Jenny Yeo, viktima është dërguar në spital për tretman pasi ka marrë lëndime të lehta në fytyrë.

Mësuesja tha se ky sulm ka ndikuar në jetën e saj, pasi tani ka shenja në fytyrë të cilat vazhdimisht po ia shikojnë nxënësit.

COMMENTS

x