I veshur me fanellën e Al Nassr, Ronaldo zbret në fushë dhe prezantohet para mijëra tifozëve

0 minutes, 37 seconds Read

Cristiano Ronaldo është prezantuar te klubi i ri në Arabinë Saudite, Al Nassr.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë që u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab, ndërsa tek sot është prezantuar nga klubi.

Pak pas konferencës për media të mbajtur, Cristiano Ronaldo i veshur me fanellën e skuadrës së re ka zbritur në fushën e blertë para mijëra tifozëve në shkallët e stadiumit.

Ylli portugez i futbollit do ta nënshkruajë kontratën me klubin arab deri në vitin 2025.

Sulmuesi 36-vjeçar pritet të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.

Ronaldo u largua para Botërorit nga Manchester United pas deklaratave të tij shokuese duke akuzuar klubin anglez për “tradhti”.

Publikime te ngjashme