I riu shqiptar mburret në TikTok për hyrjen ilegale në Britaninë: Erdha me varkë, u arratisa nga hoteli

HomeLajmeBota

I riu shqiptar mburret në TikTok për hyrjen ilegale në Britaninë: Erdha me varkë, u arratisa nga hoteli

Një emigrant ilegal shqiptar, i cili muajin e kaluar kaloi në Britani me një varkë të vogël, është kapur të dielën nga autoritetet.

Elvis Zoto, 19 vjeç, u mburr në rrjetet sociale për hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe madje postoi një foto të formularit të regjistrimit të tij në Home Office që tregon se shqiptari mbërriti në Dover më 29 qershor.

Ai pretendoi se pas ndalimit dhe dërgimi në një hotel pas vetëm dy ditësh, ai pohon se u arratis menjëherë duke u ngjitur nga një dritare.

Azilkërkuesve u kërkohet të mbajnë kontakte me Home Office si pjesë e lirimit të tyre dhe të informojnë autoritetet për çdo adresë të re.

Një video e postuar në llogarinë e mediave sociale të Zotos në TikTok në fillim të këtij muaji e tregon atë të ulur jashtë një kafeneje në një rrugë të ngarkuar në Londër. Imazhet tregojnë Zoton duke pozuar me kartëmonedha prej 20 dhe 50£, bën me dije Daily Mail.

Atij i afrohet një gazetar i Mail, i cili paraqitet si një emigrant nga Franca dhe Zoto i pohoi se udhëtimi për në Britani ishte i lehtë, por i këshilloi të tjerët të ‘nxitojnë’ me udhëtimin e tyre sepse ‘ligji do të ndryshojë së shpejti’.

I pyetur për rreziqet e kalimit të Kanalit me një varkë të vogël, ai tha:

“Mos kini frikë! Arrita me një varkë. Një udhëtim që nuk kërkon shumë para dhe më mirë për ju. Nxitoni dhe mos prisni gjatë. Ligji do të ndryshojë së shpejti. Do të përkeqësohet.”

“Ju mbajnë në paraburgim maksimumi dy ditë, pastaj ju dërgojnë në një hotel. Në qendrën e paraburgimit ka kushte të mira. Ju u thoni atyre se jeni i martuar dhe ky është fundi i historisë. Duhet të largoheni nga hoteli dhe thjesht të prisni që të afërmit tuaj t’ju hipin në një makinë. U largova nga dritarja e atij hoteli, u zhduka. Mbani një profil të ulët dhe pas një muaji merrni një avokat.” – shtoi ai.

Kryeinspektori i Pavarur i Kufijve dhe Emigracionit, zbuloi se 227 emigrantë u arratisën nga hotelet e supozuara të sigurta midis shtatorit të kaluar dhe janarit dhe mbeten  akoma të zhdukur.

“Performanca e Home Office në dhënien e një përgjigjeje efektive dhe efikase ndaj sfidës së paraqitur nga vëllimi në rritje i ardhjeve të emigrantëve nëpërmjet varkave të vogla është i dobët”. – theksoi ai.

Më shumë se 15,000 njerëz, përfshirë kriminelë që më parë ishin dëbuar nga Britania e Madhe, kanë kaluar Kanalin këtë vit, thonë autoritetet.

COMMENTS

x