fbpx

I riu kosovar lyen veten me benzinë dhe tenton të digjet, dërgohet me urgjencë në QKUK

HomeLajmeKosovë

I riu kosovar lyen veten me benzinë dhe tenton të digjet, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kamnik të qytetit të Gjilanit, ku një person ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij.

Mësohet se bëhet fjalë për një 26-vjeçar i cili e kishte lyer veten me benzinë me qëllim që të vetëvritet, por që është arritur të shpëtohet pas ndërhyrjes së Policisë dhe zjarrfikësve.

Pasi zjarrfikësit kanë arritur që ta fikin zjarrin, i riu është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan ku ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Sinjali raporton se me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si ‘Tentim vetëvrasje’.

COMMENTS

x