Connect with us

Kosovë

I inkriminuari serb që u lirua provokon sërish nga kufiri me bluzën “Kosova është Serbi” (Video)

Publikuar

me

Serbi që është liruar nga institucionet e Kosovës, Nikolla Ndeleljkoviq, ka provokuar sërish nga kufiri me bluzën “Kosova është Serbi”,

Në deklarimin e tij ai ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë ditët që i ka kaluar në burg.

Më tej, ai ka thënë se ka qenë në burg sepse është serb.

“Nuk dua të komentojë ditët e kaluara në burg, jam i lumtur që më në fund jam me familjen time. Për momentin nuk kam asnjë plan për të përmbledhur apo larë hesapet. Më e rëndësishmja është se kjo ka mbaruar, se me ne fund mund te shkoj ne shtepi me familjen time, per cdo gje tjeter ka kohe.Dua te falenderoj te gjithe njerezit qe kane qene me mua dhe familjen time qe diten e pare.Mund te them qe jam i lumtur.Nëse për diçka duhet të isha një ditë në burg le të jetë se jam serb dhe prandaj kam qenë në burg”, tha Nikolla.

Më tej, ai ka thënë se është i lumtur dhe se falënderon të gjithë sidomos presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne jemi të lumtur, jemi të emocionuar dhe faleminderit të gjithëve që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës, veçanërisht presidentit Vuçiq. Ne e kemi pritur këtë moment. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ai është tani me ne, gjithçka tjetër do të jetë e lehtë. “, tha Slobodanka.

Reklama