I dyshuari për therjen e 45-vjeçarit në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së

0 minutes, 55 seconds Read

Një mosmarrëveshje në trafik mes dy personave sot rreth orës 17:30 në afërsi të Qendrës Tregtare në Kodrën e Diellit eskaloi në sulm fizik ndaj 45-vjeçarit, G.B. ai dyshohet se u ther disa herë me thikë nga i dyshuari, i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u vetëdorëzuar.

Burimet brenda Prokurorisë  bëjnë të njohur se i dyshuari është Fitim Krasniqi, 28 vjeç.

Krasniqi  që është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se ka goditur së paku gjashtë herë me thikë viktimën të cili i ka shkaktuar lëndime serioze dhe më pas ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

45-vjeçari menjëherë është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Diellit, ku i është ofruar ndihma e parë e më pas për shkak të natyrës së lëndimeve, i njëjti është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Publikime te ngjashme