Connect with us

Kosovë

I dyshuari për plagosjen e dy serbëve është djali i dëshmorit Danush Kurtaj

Publikuar

me

Dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast është arrestuar një ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Azem Kurtaj, djali i dëshmorit Danush Kurtaj dyshohet se rreth orës 15:20 ka shtënë me armë zjarri ndaj një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët e kanë shoqëruar për në Policinë Rajonale të Ferizajt, 33-vjeçari si të dyshuar për plagosjen në Shtërpcë.

Nga vendi i ngjarjes, hetuesit rajonal kanë konfiskuar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve, me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.

Por, kush është ushtari i FSK-së Azem Kurtaj?

Azem Kurtaj, është djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Danush Kurtajt.

Danush Kurtaj lindi në fshatin Gabrricë të komunës së Kaçanikut. Në qershor të vitit 1998, inkuadrohet në radhët e luftëtarëve të lirisë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Danush Kurtaj ka ndihmuar edhe në furnizimin e UÇK-së me mjete, pajisje të nevojshme dhe me artikuj ushqimorë. Më 9 gusht të vitit 1998, ka qenë në radhët e njësitit të parë çlirimtarë të rrethinës së Kaçanikut.

Me rastin e luftimeve, në mëngjesin e 10 gushtit, kur nga forca të shumta ushtarake e policore ishte rrethuar njësiti luftarak Danushi kapet nga policia serbe.

Pas intervenimit të forcave të Aleancës Veri-atlantike kundër Jugosllavisë, më 24 mars 1999, Danush Kurtajn dhe shumë të burgosur të tjerë shqiptarë, forcat serbe i mbyllën në burgun e Dubravës.

Më 19 maj të vitit 1999, aeroplanët e NATO-s, godasin dy pavijone të burgut ku ishin koncentruar forca të shumta policore dhe ushtarake serbe. Bombardimi tjetër ndodhi me 21 maj , me ç’rast pësuan edhe disa të burgosur shqiptarë.

Të nesërmen, më 22 maj 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe në shenjë hakmarrjeje fillojnë të kryejnë masakrën ndaj të burgosurve shqiptarë, me qëllim që për të gjitha këto krime të fajësoheshin forcat e NATO-s.

Danush Kurtaj ishte plagosur rëndë me 21 maj 1999, për të vdekur një ditë më pas.

I biri i dëshmorit Danush Kurtaj, Azem Kurtaj më 25 nëntor, kishte qenë mes ushtarëve të Kosovës që ishin dekoruar nga Ushtria e Shqipërisë.

Sot, ai dyshohet për plagosjen e dy qytetarëve serbë./Insajderi

Reklama