fbpx

Hyseni shkarkon drejtoreshën e Arsimit në Gjilan, anulon konkursin për mësimdhënës

HomeLajmeKosovë

Hyseni shkarkon drejtoreshën e Arsimit në Gjilan, anulon konkursin për mësimdhënës

Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Selvije Sylejmani sot është shkarkuar nga kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit përmes  një statusi në Facebook ka njoftuar se është anuluar edhe konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve.

Ai ka thënë se parimet nuk do t’i shkelin derisa sipas tij këtë mesazh e kanë përcjellë disa herë.

“Të vendosur jemi në qëndrimet tona se shpresa e qytetarëve për ndryshim nuk do të mbytet për aq kohë sa ne drejtojmë institucionet”.

“Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë”.

Hyseni ka thënë se barazia dhe drejtësia janë dy parimet që përcjellin punën e tyre dhe nuk mund t’i braktisin ato

“Vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush. Ndryshim. Ndershmëri. Profesionalizëm”, ka shkruar tutje Hyseni.

x