Hyseni pret në takim kryetaren e Preshevës, flasin për shqiptarët në Luginë

author
0 minutes, 38 seconds Read

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Pasi e ka falënderuar për vizitën, kryetari Hyseni ka thënë se me kryetaren Sinani kanë diskutuar rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballën shqiptarët e Luginës.

“Prita në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Diskutuam rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës. Në përfundim të takimit, ishte konstatim i përbashkët, që të vazhdohet bashkëpunimi me koordinim të ndërsjellë në identifikimin e sfidave, mundësive dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *