fbpx

Hungaria po e pret kërkesën për ekstradimin e serbit që akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

HomeLajmeKosovë

Hungaria po e pret kërkesën për ekstradimin e serbit që akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

Hungaria i ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që të dërgojnë kërkesën për ekstradimin e serbit S.S, i cili u arrestua në Budapest për vrasjen e 33 civilëve gjatë vitit 1999-të në lagjen “Kristal” në Pejë.

Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv nga Prokuroria Metropolitane e Budapestit.

Po ashtu gjykata hungareze ka kërkuar më shumë informacione lidhur me rastin.

Zëdhënësi Levente Ferenc Rab, tha se dokumentet e kërkuara mund të dërgohen deri më 26 nëntor kur edhe përfundon afati i ekstradimit.

Tutje në përgjigje theksohet se me marrjen e kërkesës, ekstradimi merr formë të prerë.

Zëdhënësi shtoi se ministri i Drejtësisë së Hungarisë, ka të drejtë të vendos vetë për ekstradimin.

“Gjykata hungareze kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të dërgojnë kërkesën për ekstradim dhe të japin më shumë informacion. Dokumentet e kërkuara mund të dërgohen deri më 26 nëntor 2022 kur skadon afati i arrestimit” – tha ai në përgjigjen për Klankosova.tv

“Me marrjen në kohë të kërkesës për ekstradim, plotësohen kushtet dhe urdhri për ekstradimin e të arrestuarit merr formën e prerë. Ministri i Drejtësisë i Hungarisë ka të drejtë të vendosë vetë për ekstradimin”.

Serbi 48-vjeçar, u arrestua si i dyshuar për krime të luftës në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile, njofton Klankosova.tv