fbpx

Humb jetën në aksident aktori i njohur

HomeMagazina

Humb jetën në aksident aktori i njohur

Leslie Jordan, aktori dhe humoristi i dashur ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik. Ai ishte 67 vjeçar.

Sipas TMZ, ai vdiq në veturë, ndërsa burimet policore kanë bërë të ditur se e kishte përplasur sot BMW-në e tij në murin e një ndërtesë dhe dyshohet se e ka humbur vetëdijen derisa po voziste.

Leslie ishte i njohur për rolet e tij në seriale të njohura televizive, si “Will & Grace”, “Hearts Fire”, “The Cool Kids”, “Call me Kat” e “American Horror Story”.

“Bota është padyshim një vend shumë më i errët sot pa dashurinë dhe dritën e Leslie Jordan. Jo vetëm që ishte një mega-talent dhe kënaqësi për të punuar me të, por ai siguroi strehim emocional për kombin në një nga momentet e tij më të vështira”, ka deklaruar agjenti i tij, David Shaul.

“Ajo që i mungonte në gjatësi, ai e kompensoi me bujari dhe madhështi si djalë, vëlla, artist, humorist, partner dhe qenie njerëzore. Të dish që ai u largua nga bota në kulmin e jetës së tij profesionale dhe personale është ngushëllimi i vetëm që njeriu mund të ketë sot”, thuhet tutje në deklaratë.