fbpx

Hulumtimi i PIPOS tregon se 55.5 për qind e qytetarëve i bëjnë sindikatat përgjegjëse për grevën

HomeLajmeKosovë

Hulumtimi i PIPOS tregon se 55.5 për qind e qytetarëve i bëjnë sindikatat përgjegjëse për grevën

Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës 55.5 për qind e qytetarëve e kanë bërë përgjegjëse për situtën e krijuar shkaku i grevës.

Qeveria e Kosovës në matjet e opinionit publik të realizuara nga PIPOS del se është përgjegjëse për 37.1 për qind të qytetarëve.

Ndërsa 3.5 përqind vlerësojnë se është tjetër kush përgjegjës për grevën teksa 3.9 për qind kanë refuzuar të japin një mendim për këtë çështje.

Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë dhe prezantuar në Rubikon në Klan Kosova.

x