fbpx

Hoxhaj thotë se ish ministri i punëve të jashtme të Turqisë Davutoglu i kishte kërkuar që Turqia të përfshihej në dialogun Kosovë – Serbi!

HomeLajmeKosovë

Hoxhaj thotë se ish ministri i punëve të jashtme të Turqisë Davutoglu i kishte kërkuar që Turqia të përfshihej në dialogun Kosovë – Serbi!

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai tregoi se ish-ministri i jashtëm turk kishte kërkuar përfshirjen e Turqisë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Duhet ta kuptojnë njerëzit se dialogu nuk është diçka çka BE’ja papritmas ka thënë: S’kam çka bëj unë në Bruksel dhe po marrë një temë rajonale sikurse dialogu Kosovë-Serbi”, thotë Hoxhaj.

“Në shtator të vitit 2010 është miratuar një rezolutë në OKB, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka ftuar BE’në që ta normalizojë raportin Kosovë-Serbi, do të thotë, me mandat të OKB’së”, theksoi ai.

“Mua më kujtohet kur ish-ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu, e kam pasur dhe e kam mik, kryeministër, një mendje interesante gjeopolitike, kërkonte që të ketë edhe Turqia një rol në dialogun Kosovë-Serbi sepse Turqia ka një rol në dialogun në mes të Bosnjës dhe Serbisë”, tha Hoxhaj në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Unë i pata thënë në telefon (Davutoglu) se “po ju keni votuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së që BE’ja të ndërmjetësoj”, ti e ke mbështet si ministër i jashtëm, Çka po kërkon tash? Ne e mbështesim rolin e Turqisë por kjo çështje është e finalizuar. Duhet ta dinë qytetarët e Kosovës se BE e ka një mandat të tillë”, shpjegoj Hoxhaj.

“Kjo gjë nuk mbyllet pa Amerikën”, theksoi Hoxhaj.

Emisionin e plotë e keni KËTU.

COMMENTS

x