Hoxhaj do ta refuzonte ftesën e Kurtit për pjesëmarrje në dialogun në Bruksel

HomeLajmeKosovë

Hoxhaj do ta refuzonte ftesën e Kurtit për pjesëmarrje në dialogun në Bruksel

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se do ta refuzonte pjesëmarrjen në dialogun në Bruksel, nëse për një gjë të tillë do ta ftonte kryeminsitri Albin Kurti.

”Absolut jo”.

”Nuk kam çka lypi në Bruksel. Për çka?”, është shprehur Hoxhaj, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, njofton Klan Kosova.

”Unë nuk po e shoh unitetin e tyre për pozitën në këtë proces. Për pa e ditë për çka qëndron, parimet, pa i pa qëllimet, pa e parë angazhimin e mirëfilltë ndërkombëtar nuk mund të flas për situata hipotetike, dhe dialogun teknik nuk e kemi mbështetë, dhe nuk e mbështesim”.

Megjithatë ai nuk do të refuzonte një takim paraprak me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar rreth këtij procesi final të negociatave mes Kosovës e Serbisë.

”Shihemi, takohemi”, deklaroi ai.

Tutje ai dha qëndrimin e PDK-së rreth qasjes karshi këtij zhvillimi, për të cilin tha se ky subjekt që ishte tash e sa vite në këto procese, nuk mund të qëndrojë jashtë këtij rrugëtimi.

”Mund të ketë modele të ndryshme, formate të ndryshme, por PDK që ka pasur rol në këto vitet e fundit, nuk mund të dalim jashtë”.

”Në një proces final, ngjarje që zgjat një javë, dy javë, ku flitet për njohje të ndërsjelltë mes Kosovës e Serbisë, ne marrim pjesë”.

”Nuk dua ta paragjykoj marrëveshjen. Të jemi të qartë, dialogu teknik mes Kosovës e Serbisë, ka përfundu”.

”Kemi pasur kritikën e njëjtë në raport edhe me zotrin Hoti. Zotri Kurti po ashtu e din informatën e njëjtë. Por nëse dialogu është për fazë finale të njohjes së ndërsjelltë, nuk po them se marrim pjesë në ceremoninë në kuptimin e pranisë aty dhe të nënshkrimit, por jemi aty se e shohim si temë të rëndësishme për ta përmbyllur shtetndërtimin”.

”Nuk marrim pjesë në këtë dialogun teknik”.

Rubikon me Adriatik Kelmendi: Po, ku do të merrni pjesë?

”Kjo është çështje e qeverisë, s’është çështje e opozitës”.

”Nëse qeveria aktuale ofron qartësi, nëse partnerët tanë perëndimor amerikanë dhe europianë, e shohin si jetike për Kosovën që të ndodhë një kthesë në vitin 2021 apo 2022, të një marrëveshje me njohje të ndërsjellë PDK është pjesë e procesit”.

”Nuk shkojmë në procese të cilin e udhëheq Bisnik Bislimi, sikurse që e ka udhëheq Skender Hyseni. Ia kam bërë të qartë edhe atij, por edhe Miroslav Lajçak”.

COMMENTS