fbpx

Hoxha e PDK-së: Qeveria “Kurti 2” nuk e pret 4-vjetshin

HomeLajmeKosovë

Hoxha e PDK-së: Qeveria “Kurti 2” nuk e pret 4-vjetshin

Deklarata e bujshme që deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka dhënë dje në emisionin “DIREKT” ku ka parashikuar qeverisjen e Albin Kurtit për 12 vite rresht, ka nxitur reagimin e klasës politike opozitare në vend.Një prej tyre është edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e cila në “Direkt” i ka quajtur këto parashikime si dëshira të Bajqinovcit.Sipas saj, duke marrë parasysh që qeverisja e kaluar e Kurtit nuk ka zgjatur shumë, kaq jetëshkurtër mund të jetë edhe Qeverisja “Kurti 2” për të cilën tha se ‘nuk e pret 4-vjetshin’.

“Dëshirat e z. Bajqinovci nuk do t’i komentojë. Z.Kurti edhe herën e kaluar e pati mandatin, e dorëzoj vet. E dimë shumë mirë se si ka qenë, do të thotë ai e ka ditur se me atë veprim që e ka bo normalisht që partneri i tij nuk do ta tolerojë, normalisht krijoi mundësinë që të shkarkohet. Nuk dyshoj që edhe tash se mund të bëjë diçka të tillë dhe nuk e pret katër vjetshin,” – ka thënë Hoxha.Ajo nuk e ka vënë fare në diskutim qeverisjen e mundshme të Kurtit për 12 vite, derisa ka shtuar se Kosova ka nevojë për qeverisje serioze.“Nuk e diskutoj 12-vjetshin, dhe mendoj që Kosova ka nevojë për Qeverisje serioze,” – ka shtuar Hoxha.

COMMENTS