fbpx

Hovenier thotë se qeveria pati koordinim me ndërkombëtarët për reciprocitetin me targat

HomeLajmeKosovë

Hovenier thotë se qeveria pati koordinim me ndërkombëtarët për reciprocitetin me targat

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumentet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për ta pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkroi ambasadori amerikan

COMMENTS

x