Connect with us

Kosovë

Hovenier s’komenton zhvillimet e fundit në vend: Kam shumë gjëra për të thënë, por… javën e ardhshme

Publikuar

me

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, o merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”.

Aty ai është pyetur për zhvillimet e fundit në vend, por Hovenier nuk ka pranuar të flasë vetëm paralajmëroi se ka shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme.

“Jo, kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”, është përgjigjur shkurt Hovenier.

Kujtojmë se në këtë konferencë është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. As Kurti deri më tani nuk ka folur për takimin që kishte mbrëmë me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas një darke pune që pati mbrëmë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, tha se se me ta pati diskutime të hapura dhe intensive. Lajçak tha se me Kurtin e Bislimin u dakorduan për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara.

Ambasada amerikane në Prishtinë gjatë së martës ka konfirmuar se më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi”, u tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Gjatë javës së kaluar pas vizitave në Kosovë e Serbi, emisari amerikan, Gabriel Escobar deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të arrihet përmes partnerëve, dhe se një person [Kurti] nuk mund ta shmang këtë obligim ligjor.

Ai theksoi se qëllimi i Asociacionit është që veriu i Kosovës të bëhet më funksional.

Emisari amerikan shtoi se bashkësia ndërkombëtare kërkon që kjo të bëhet, dhe se po pret që edhe Kurti ta ketë të qartë këtë./GazetaSinjali

Reklama