Connect with us

Kosovë

Hovenier për plagosjen në Shtërpcë: Jemi të tronditur, e dënojmë aktin

Publikuar

me

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka reaguar për plagosjen e djeshme të dy serbëve në Shtërpcë.

Ai para mediave në Manastirin e Graçanicës, ku po mbahet liturgjia e Krishtlindjeve Ortodokse tha se është i shokuar me rastin dhe dënon të njëjtin.

Hovenier vlerësoi pozitivisht faktin që autoritetet e Kosovës reaguan shpejtë dhe arrestuan të dyshuarin.

“Ishte nder për mua që peshkopi Teodosije më ftoi të marr pjesë në shërbesën e mëngjesit për Krishtlindje dhe është traditë shekullore të përjetosh diçka të tillë. Do të doja të shfrytëzoj këtë rast për t’iu përgjigjur shkurt asaj që ndodhi dje në Shtërpcë dhe natyrisht, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të theksojmë se sa të tronditur jemi të gjithë nga ajo që ndodhi me dy të rinjtë që u qëlluan dhe sigurisht e dënojmë atë akt”, tha ai.

Hovenier tha më tej se janë mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe e arrestuan të dyshuarin.

“Gjithashtu, jemi mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe arrestuan autorin. Unë nuk kam asgjë tjetër për të shtuar për këtë përveç se qeveria e ka njohur faktin se ai është anëtar i FSK-së dhe do të veprojë në përputhje me procedurën”, tha Hovenier.

Reklama