fbpx

Hoti tregon sa para i kushton buxhetit të shtetit nëse mësimdhënësit marrin 100 euro shtesa

HomeLajmeKosovë

Hoti tregon sa para i kushton buxhetit të shtetit nëse mësimdhënësit marrin 100 euro shtesa

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten se nëse Qeveria e zbaton kërkesën e Sindikatës së Arsimit për 100 euro shtesa në muaj, atëherë kjo do të nënkuptonte 2 milionë e 900 euro në muaj.

Për këtë, Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk do të kishte implikime buxhetore për shteti nëse miratohet buxhet.

“Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë:

x