fbpx

Hoti të martën takon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

HomeLajmeKosovë

Hoti të martën takon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se në selinë e NATO-s në Bruksel, të martën do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Hoti në Facebook ka falënderuar Stoltenbergun për gatishmërinë lidhur me këtë takim.

Postimi i plotë:

Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë.

Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut.

COMMENTS

x