fbpx
HomeLajmeKosovë

Hoti: Do të ketë transparencë në shpërndarjen e mjeteve të Pakos së Rimëkëmbjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë ditëve në vijim ministritë përkatëse do të përgatisin kriteret për të shpërndarë këto mjetet nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Hoti përmes një postimi në Facebook, është zotuar se do të ketë transparencë maksimale në shpërndarjen e këtyre fondeve.

“Në ditët në vijim, ministritë përkatëse do të përgatisin kriteret për të shpërndarë këto mjete. Sipas premtimit, do të sigurohet transparencë maksimale për shpërndarjen e këtyre fondeve, duke i përfshirë gjerësisht odat ekonomike, profesionistët e pavarur, komunat, partnerët tanë zhvillimor etj”, shkruan Hoti.

Ai po ashtu, publikoi edhe disa nga shifrat të cilat janë paraparë të shpërndahen si pjesë e kësaj pakoje.

Postimi i plotë:

Sot, pas konsultimit me ministrat e resorëve ekonomik, me vendim të Qeverisë janë shpërndarë 365 mil euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020, për masat në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike. Këtu përfshihen, në mes tjerash:

– 60 mil për Fondin për Garanci Kreditore që ju mundëson bizneseve të marrin më lehtë kredi,

– 30 mil për koston e riprogramimit të kredive të bizneseve,

– 26 mil për dyfishim të subvencioneve në bujqësi,

– 24 mil subvencionim të pagës për punëtorë,

– 17 mil për ndërmarrje publike që kanë vështirësi financiare,

– 10 mil për sektorin e arsimit,

– 10 mil për komuna, shto këtu edhe 29 mil shtesë që iu është bënë komunave në dispozicion nga fondi kontingjent.

– 5 mil për programe rinore, për profesionistë kulturorë dhe federata sportive,

– 2 mil për punësim të grave,

– 2 mil për zhvillim rural, etj.

Në ditët në vijim, ministritë përkatëse do të përgatisin kriteret për të shpërndarë këto mjete. Sipas premtimit, do të sigurohet transparencë maksimale për shpërndarjen e këtyre fondeve, duke i përfshirë gjerësisht odat ekonomike, profesionistët e pavarur, komunat, partnerët tanë zhvillimor etj./Telegrafi

COMMENTS

x