Connect with us

Magazina

Historia tronditëse me ‘sëmundjen’, Luizi i drejtohet Kiarës: “Kur të dalim jashtë do të ta sqarojë gjithëçka, këtu nuk mund të ta them”

Publikuar

me

Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, mbrëmë (e martë) ka shokuar opinionin publik, kur tha se historia që ai ka treguar se vuan nga një sëmundje nuk ishte e tij, por e një shoku.

Megjithatë, ai mbrëmë në natën Prime u shoqërua për në spital për t’i bërë të gjitha analizat dhe në fund rezultoi se gëzon shëndet të plotë.

Kjo situatë ka tronditur edhe banorët, e veçanërisht Kiarën e cila i kërkuar që që nga ky moment e tutje ai të rrijë larg saj.

“Unë besoj që ka një gjë, por ka një gjë që ti nuk e ke thënë siç duhet, e dyta është ajo që më kë bërë mënyra se si e ke treguar është shumë e rëndë. Nuk e kam folur me asnjë dhe është një gënjeshtër e pafalshme! Unë po ta them ka diçka, mund të mos jetë fare por që ti më ke gënjyer dhe bravo të qoftë, i ke luajtur fenë”, i tha Kiara, Luizit.

“Kam një arsye shumë të fortë që fola, nuk e them dot këtu”, tha këngëtari shqiptar në anën tjetër.

“Unë nuk të besoj! Dhe shyqyr që nuk të kam besuar plotësisht do më kishte marrë lumi fare”, vazhdoi tutje ajo.

“Kurdo që të dalësh nga kjo shtëpi, që do të dalësh shumë vonë. Unë një ditë do të takoj vetëm të ta sqaroj fjalë për fjalë, këtu nuk mund të tregoj. Kur të dalësh jashtë, do ta them”, theksoi Luizi duke lënë të nënkuptohet se fshihet diçka prapa kësaj.

Sidoqoftë, ky rrëfim bëri që të ketë akuza e komente të shumta negative edhe ndaj produksionit./Telegrafi

Reklama