fbpx

Hekuran Murati thotë se shihet qartë se ka pasur marrëveshje për zhvendosjen e Sunny Hill në Tiranë

HomeLajmeKosovë

Hekuran Murati thotë se shihet qartë se ka pasur marrëveshje për zhvendosjen e Sunny Hill në Tiranë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur në lidhje me Festivalin Sunny Hill, i cili u zhvendos në Tiranë, për shkak të zvarritjes së Qeverisë në procese.

Murati në Debat Plus ka aluduar se ka pasur marrëveshje të mëhershme me Tiranën që ky Festival të shkojë atje.

“Nuk kam shumë informacion sepse s’kam qenë shumë i kyqur në këtë temë. Nga ajo që kam parë dje dhe sot, prej asaj letrës publike që ishte publikuar, krejt çka mund të shprehi është keqardhje që nuk po mbahet në Prishtinë”.

“Ishte identifiku dhe ishte kriju si Festival Sunny Hill, pra “Bregu i Diellit” që do të duhej të identifikohej me identitetin e vetë Prishtinës”.

“U publikua një letër publike që nuk mendoj që ka qenë veprimi i duhur, ku në një far forme akuzohej Qeveria gjoja se kishte bërë bllokadë”.

“Unë sa e kam vërejt nga reagimet dhe postimet me ministrin e Kulturës, Qeveria ka ofru dispozicion dhe ka ofru alternativa të mbështetjes”.

“Po të kishte vullnet festivali për me u mbajt në Prishtinë, ka pasë kushte me u mbajt në Prishtinë. Por, nëse ka pasur marrëveshje mëherët që të zhvendoset në Tiranë do të duhej të kishte…[ndërprehet nga analistët]. Sa mujta me kuptu nga postime dhe palët e ndryshme ka pasë diçka të tillë”, tha Murati.

Kujtojmë se themeluesi i Festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipa ka publikuar letrën e dërguar krerëve të Shtetit, ku thuhet se për shkak të zvarritjes nga ana e Qeverisë dhe institucioneve, janë detyruar të ‘ikin’ nga Prishtina.

COMMENTS

x