fbpx

Hekuran Murati do ta drejtojë Ministrinë e Financave

HomeLajmeKosovë

Hekuran Murati do ta drejtojë Ministrinë e Financave

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me listën “Guxo” të Vjosa Osmanit tashmë kane vendosur për emrat e disa ministrave që pritet të jenë në Qeverinë “Kurti 2”.

Korrekt Press, ka mësuar nga burimet e saj se Ministria e Financave pritet të drejtohet nga Hekuran Murati.

Në legjislaturën e fundit, Murati ka qenë deputet ne Kuvendin e Kosovës derisa ishte pjesë edhe e Komisionit parlamentar për financa. Në vitin 2019 Hekuran Murati i’u bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.

Burime të Korrekt Press mësojnë se ish-Ministri i Financave në Qeverin Kurti 1, Besnik Bislimi, do të merrë pozitën e zëvendës-kryeministrit në Qeveri.

COMMENTS