Haxhiu: Pantiqi në arrest shtëpiak, pjesëtari i FSK-së në burg

0 minutes, 38 seconds Read

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar vendimin e gjykatës për t’ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili dyshohet se i plagosi dy të rinj serbë të premtën në Shtërpcë.

Ai e krahasoi këtë vendim me vendimin për lirimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiq, ish-policit serb të Policisë së Kosovës, i dyshuar për sulm terrorist ndaj institucioneve.

“Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak.Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.# Krejt dhe drejt#Barazi dhe drejtësi”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

Publikime te ngjashme