fbpx

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët që dorëhiqen nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë

HomeLajmeKosovë

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët që dorëhiqen nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë

Këshilli Gjyqësor dhe as Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk i kanë trajtuar dorëheqjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë të cilët lanë vullnetarisht detyrën këtë javë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur se ata zyrtarë – gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë duke u dorëhequr, nuk mund të kthehem më në punë.

“Mendimi ynë është që personat që dorëhiqen nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar ajo në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së qeverisë.

“Është goditje që një gjyqtar dhe prokuror të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve që bëhen nga Aleksandër Vuçiq. Edhe nëse një gjyqtar shqiptar dorëhiqet ai nuk mund të kthehet më në sistem. Duhet të hapen konkurse për punësim”.