Connect with us

Kosovë

Hasani mendon se KFOR-i nuk do lejoj përdorim të forcës për heqjen e barrikadave në veri

Publikuar

me

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se KFOR’i nuk e lejon Policinë e Kosovës që t’i largojë dhunshëm barrikadat në Veriun e Kosovës.

Gjatë një interviste për “Pressing” në T7, Hasani ka thënë se KFOR ka mandat pengimin e eskalimit të situatës ndërmjet etnive.

Ai thotë se barrikdat mund të hiqen përmes ndonjë marrëveshjeve politike.

“Është e sigurt që KFOR’i nuk lejon që me i hek dhunshëm barrikadat pa një vendim politik pa një marrëveshje politike. Sepse një prej mandative të KFOR’it është pengimi i eskalimit të situatës në mes etnive”, ka thënë Hasani.

Po ashtu, ai ka deklaruar se Serbia nuk është vend armiqësor me NATO’n, siç ka qenë dikur.

Tash e 17 ditë në Veriun e Kosovës serbët lokalë të mbështetur nga Beogradi zyrtar kanë vendosur barrikada në Veriun e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, ka deklaruar vazhdimish se KFOR’i iu ka kërkuar kohë për t’i larguar barrikadat.

Por kreu i ekzekutivit Albin Kurti, ka deklaruar se ”nuk mund të presin në pafundësi për largimin e barrikadave”.

Ndërkohë në Veriun e Kosovës tensionet kanë kaluar edhe në sulm ndaj gazetarëve.

Në anën tjetër dy pikat kufitare Jarrinje dhe Bërnjak mbesin të pa arritshme për shkak të barrikadave.

Policia e Kosovës është e vendosur në Veri për të garantuar rend dhe ligj.

Por jo vetëm Policia është e rrezikuar, të dielën është sulmuar edhe një patrullë e KFOR’it.

Më parë është sulmuar edhe një patrullë e EULEX’it duke e ngjallur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Reklama