Haradinaj thotë se do e mbështes Bekim Jasharin dhe në asnjë moment nuk e vendos në peshore kontributin e familjes së tij

HomeLajmeKosovë

Haradinaj thotë se do e mbështes Bekim Jasharin dhe në asnjë moment nuk e vendos në peshore kontributin e familjes së tij

Daut Haradinaj tregon se kë mbështet mes Bekim Jasharit e Sami Lushtakut.

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj ka folur rreth prioriteteve të tij për Prishtinën.

I pyetur edhe për qeverisjen lokale dhe si qëndron AAK-ja në Skënderaj, Haradinaj, tha se nuk janë shumë mirë në këtë qytet.

Haradinaj në pyetjen se cilin mbështet në këtë komunë mes Bekim Jasharit dhe Sami Lushtakut, ai u përgjigj kështu.

“Unë personalisht mendoj që duhet të mbështetet Bekim Jashari dhe nuk e vendosi në asnjë moment në peshore kontributin e madh që ka dhënë familja Jashari dhe Bekim Jashari pa ia mohu punën dhe meritat Sami Lushtakut” deklaroi ai në Blic Interview.

COMMENTS