fbpx

Haradinaj: Takimi i sotëm me partnerët e koalicionit nuk ishte i lehtë

HomeLajmeKosovë

Haradinaj: Takimi i sotëm me partnerët e koalicionit nuk ishte i lehtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot është diskutuar komplet rreth temës së dialogut dhe nuk është biseduar për zgjedhjen e presidentit.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se takimi ishte për procesin e dialogut dhe formatin e tij.

Debat Plus me Ermal Pandurin – KANDIDATURA E HARADINAJT!

Debat Plus me Ermal Pandurin – KANDIDATURA E HARADINAJT!Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-sëAstrit Gashi – Gazeta BlicVehbi Kajtazi – Insajderi

Posted by RTV Dukagjini on Monday, August 24, 2020

“Takimi nuk ishte i lehtë por vërtet kishte ballafaqime të sinqerta…Nuk erdhëm te tema e presidentit pasi për rreth 2 orë folëm për takimin e Amerikës”, tha ai.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se disa tema që po rikthehen mua më kanë shkaktuar shqetësime.

“Dëshira ime ishte që kryeministri Hoti në një moment të adresonte kërkesën për njohje në Shtëpinë e Bardhë”.

Haradinaj thotë se personalisht nuk beson se në Shtëpinë e Bardh do të diskutohen vetëm çështjet ekonomike.

“Pjesa kryesore e takimit në SHBA do të fokusohet te tema e njohjes” , ka thënë Haradinaj./Telegrafi

COMMENTS

x