“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhepse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”, ka thënë ministrja.

Në takimin virtual që kishin zhvilluar në muajin korrik, Ministrja Haradinaj – Stublla dhe Ministri Hussein ishin dakorduar për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve, sidomos në aspektin politik dhe ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19. /Telegrafi