fbpx

Haradinaj për herë të parë në mbrojtje të Kurtit: “Nuk duhet të bie qeveria, Kosova nuk ka nevojë të shkoj në zgjedhje”

HomeLajmeKosovë

Haradinaj për herë të parë në mbrojtje të Kurtit: “Nuk duhet të bie qeveria, Kosova nuk ka nevojë të shkoj në zgjedhje”

Nuk është në rregull të shkojë Kosova në zgjedhje, nuk është e nevojshme të bie Qeveria Kurti. Kështu tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, Kurti duhet të fokusohet tek marrëveshja me Serbinë si dhe në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Besoj që nuk është në rregull të shkojë Kosova në zgjedhje, nuk është në rregull me ra kjo Qeveri, nuk ka nevojë me ra kjo Qeveri. Ne kemi një projekt mjaft të rëndësishëm para vetes, kjo është Qeveri e Kosovës ekzistuese. Duhet ta gjejnë guximin në vete, ta ndjejë përgjegjësinë që ka, që t’ia sjellë një marrëveshje me Serbinë që ka në përmbajtje njohjen dhe ta nisë Kosovën drejt NATO-s. Kjo është ajo që pret qytetari nga Kurti”, deklaroi Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se Kurti nuk mund ta zgjedhë problemin e energjisë, pasi sipas tij, ai ka pasur politikat e gabuara në këtë drejtim.

“E dimë që Kurti politikat ekonomike i ka të këqija”, theksoi Haradinaj.